Vëmë re me kënaqësi se ndaj kësaj tentative spektakolare kanë mbajtur qëndrim
kritik publik një pjesë e besimtarëve, të cilët i nxisnin bashkëbesimtarët e tyre të
ishin pjesë jetike e shumësisë protestuese, por pa tundur fodullisht simbolet fetare;
pra si bashkëqytetarë të përgjegjshëm.
Megjithatë zinxhiri i ndodhive, bash për arsyet e sipërpërmendura, nuk mund të
shihet si qelibar dhe i rënë nga qielli. Entuziazmi dhe qëndrueshmëria popullore,
sidomos e të rinjve, ishte mbresëlënëse. Shpirti krijues po ashtu. Por si çdo lëvizje
edhe kjo nuk kishte si të mos vuante nga riprodhimi i disa klisheve, kritika ndaj të cilave do të na ndihmojë të organizohemi dhe emancipohemi më shumë. Pikësëpari, pavarësisht se helmatisjet partiake u
shmangën me sukses, prania e disa personazheve famëkëqinj të
famëleqendisurës “shoqëri civile” dhe tentativa e tyre mjerane
për ta privatizuar protestën dhe lëvizjen duhet vënë në dukje. Bëhet fjalë pikërisht për ata që pas 21 Janarit u shndërruan në veglat poshtëbarkase të propagandës së qeverisë
së asokohshme kundër demonstratës legjitime popullore
të asaj dite. Në 21 janar ne ishim në shesh kundër asaj
qeverie, ashtu siç ishim këto ditë në shesh kundër kësaj
qeverie. Dhe mbi të gjitha do të jemi aty çdo herë kundër
çdo çdo herë kundër çdo qeverie, pa iu shitur e ndikuar
nga askush përveçse ndaj bindjeve tona dhe përkushtimit për kauzat emancipuese. Por pashmangshmërisht, një
lëvizje e të tilla përmasave nuk mund të privatizohej dhe
përvetësohej, dhe aq më pak nga të mësipërmit që atyre
ditëve janë përballur me mllefin e protestuesve më shumë
se Berisha e Basha, por thjesht kanë qenë më të pacipë për t’u
larguar.
Përzënia shembullore e ndërhyrjes së Berishës dhe Bashës prodhoi më
një anë entuziazëm dhe vetëbesim në vetëdijen e protestuesve, por në anën
tjetër, si rezultat i keqpërkufizimit dhe kushtëzimit i
deologjik të termit politikë, qëndrimi antipartiak dhe antiestablishment herë pas
here ngatërrohej me qëndrimin antipolitik ose apolitik në tërësi. Një qasje e tillë, e
pafajshme në thelbin e vet, bënte që protesta të merrte edhe trajta folkloristike, etnonacionaliste e nganjëherë patetike. Këndimi në kor i xhamadanit
vija-vija apo parulla të tjera të
pavenda ishin simptoma të një qasjeje të tillë, çka e kthente në disa momente
protestën nga mundësi për të ndërtuar një bashkëbisedim kolektiv, alla Occupy
Wall Street apo Indignados, në një gjysmëmbledhje tifozësh kuqezi apo Tirona Fanatics, pavarësisht konsideratës që kemi për ta në fushën sportive.
10
Një qasjeje të tillë veprimtarët e Organizatës Politike u përpoqën t’i shmangeshin duke e kthyer vëmendjen nga përmbajtja dhe simbolika emancipuese e asaj që kemi shansin ta
quajmë Ngjarja e vjeshtës shqiptare. Pikësëpari përmbajtësisht, duke u shpërndarë dhe
formuar grupe disadhjetëra vetësh diskutimi. Puna
nuk ishte vetëm se si të shprehnim mllefin kolektiv ndaj situatës, por edhe se si
të kuptonim në mënyrë kritike procesin
emancipues pjesë e të cilit ishim vetëdijshëm ose pavetëdijshëm, se cilat ishin shkaqet
strukturore dhe politike të asaj situate, nevojën
për
ide, këngë e parulla të reja, dhe mbi të gjitha se
si, cilido të ishte rezultati i
protestës, lëvizja e shumësisë duhet të vazhdonte e të shtrihej për kauza të tjera
po aq urgjente e të rëndësishme. Po ashtu, ndryshe nga ca, e bashkë me ca të tjerë,
shtruam për diskutim problemin e madh të nëpërkëmbjes së një shteti të vogël e
të keqqeverisur përherë ndaj stërfuqive botërore, interesat e të cilave dhe interesi
apo e drejta jonë nuk shkojnë kaherë në të njëjtin drejtim. Prandaj, edhe simbolikisht e konsideruam jetike protestën përballë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, dhe ditën e fundit edhe përballë ambasadës së Federatës Ruse, që nuk u
krye veç për ??]0???\?H0???\Y\?YH0???Y[?[Z]???????\?p??0??XYK????H[?H?]0???[X??Z?\?H?Z?[]\?\?H??Z???H0??[?[H?\?p???0???Y????Y\?HZ?H]H?X[??\??H8?'?\p???'H?\?]?H?????[Z[?HY?[?H\?[]?K??YH][??\???0??\??YKXZ?\?0???\Y\?YK[?\?YH?HZ]0??X\??[H]]????[???0??\?[]H??X\?H0???Z?]\?H?H8?'Y\??H?[??)??^H??????'K8?'[\????YH?[?[??XYH?X?[?Hx?'K8?'H]?HH?Y?X\?x?'K?\??]H0???]\?H0??[B???[Y\?8?'????YH?H?Z??[K?0????X???\?H??&\Y8?&\?[p????YH?[?0???B?Z]YHp???K?Y[???H?Z??]?]p???'N?\?]?0?????X\?H?????Hp????Z\?[??Y????\?p???H8?'???H\???\?[?8?'K8?'?[ZH?[????[???Z??[ZH???K??'K??'?[??H?HX?Z?x?'H]??\?[]Hp???\0??YKp???\?X[???H[XY?[?]H?H?]Z?H\HYHHZ?Y?HH?\?[]\???H[????Z??\?[??Hp??[H\?????\?]^?Z[??H0??\Z?\???????Y[??\?\?[\?]][??]0??\?Y\?0???[p???\???????\?[HH?\[K?X?H0???]H?0???Y????[Z[??]Z??H??[ZHH[\?[Z]0??X?]?]?B??[ZZ?H\?H\?p???Z?H?HY\?[??HH?H??[X]Z?H0???\?K??H[??]]B?^]]\??\?[?]]HHp??]0???XH?[?H\?HH?[p??0??X\?XHH??X]?H0?????]0??[Z]??0??[Z]?Y?Y?[Z]p???H??\?[??\????\?HX?H0???]Hp?0?????]?0???K???LB??