Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 7
HYRJE DHE FALËNDERIME
Ky manual është rezultat i aktiviteteve të trajnimit të
realizuara nga shkurti 2015 deri në mars 2016 në kuadër të
Projektit A.W.A.R.E. – Action of Women in Agribusiness for a
new Regional Economy, drejtuar fermerëve të Kooperatives
EVA dhe një grupi të veterinerëve që punojnë në rajonin
perëndimor të Kosovës. Duke qenë këto aktivitete të një
rëndësie themelore për një projekt të zhvillimit rural që synon
fuqizimin dhe përmirësimin e zinxhirit të prodhimit të mishit
të derrit në Kosovë, u vendos që të adresohen disa elemente
të rëndësishme në një manual të shkurtër, lehtësisht të
kuptueshëm dhe të pasur me aspekte praktike.
Baza skematike e manualit, pra, i përgjigjet kësaj nevoje dhe
vullnetit për të bërë jo vetëm një libër, por një përkrahje
praktike dhe të menjëhershme për aktivitetet e përditshme të
menaxhimit të shumimit të derrave të dimensionit të mesëm.
Manuali është një përmbledhje e praktikave më të mira të të
gjithë fermerëve të përfshirë në projekt dhe, në të njëjtën
kohë, një mjet për të futur gradualisht teknika të reja dhe për
7