Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 67

• • • Është e pashmangshme për kërkesat termike të gicave, të paktën për dy javët e para: llampa me rreze infra të kuqe dhe ndriçuese, ose Dysheme e vazhduar, mure të mbyllura. Sipërfaqe e mjaftueshme për shtrirjen e të gjithë gicave njëkohësisht. Boksi i lindjes, në variantet i tij të ndryshme, është struktura më e përdorur për sektorin e maternitetit. Në fermat e kooperativës sonë, mund të realizohen bokse për dosat që plotësojnë disa kushte: • • • • • Lehtësim për larje dhe dezinfektim. Përdorimi i kashtës si shtresë është i mirë, por të shtohet vazhdimisht kashtë e pastër dhe të largohet gjithçka në fund të ciklit. Dosa mund të jetë e lirë, por të krijohet (me tuba, pengesa) një hapësirë ku mund të hyjnë vetëm gicat, me llampen nxehëse, kashtën, grazhdin dhe vendin ku pihet uji. Nëse ferma ka më shumë dosa, në fazën e të qenit barsë mund të qëndrojnë të gjitha në të njëjtin boks, por gjatë lindjes dhe ushqimit me qumësht, preferohet një boks për secilën dosë. Nëse lihen së bashku më shumë dosa edhe gjatë ushqimit me gji, hapësira duhet të rritet shumë. 67