Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Página 48

Më mirë ushqimi në formë topthash PËRBËRJA E USHQIMEVE PËR GICA Kërkesat ndryshojnë shumë nga faza e ushqimit me qumësht (= të nënës) tek faza e mëtejshme, këshillohen pra dy lloje të ushqimeve: • I pari gjatë ushqimit me qumësht, i përshtatur për këtë fazë dhe për të favorizuar shkëputjen nga gjiri. • I dyti për t’u filluar nga 10-15 ditë pas shkëputjes nga gjiri Në skemat e mëposhtme raportohen, si tr egues: • nivelet e energjisë, proteinat, lizinat, kalciumi dhe fosfori të këshilluar tek ushqimet për derra në të dyja fazat • shembuj të përbërjes së ushqimeve komplete Do të shihet, rast për rast, se si të përdoren lëndët e para të gatshme për të ndjekur këto udhëzime. Ushqimi i moshes fillestare është vështirë për t’u realizuar në fermë, për shkak të lëndëve të para që kërkohen. KARAKTERISTIKAT USHQYESE MESATARE TË USHQIMEVE PËR DERRA Mosha 1° Mosha 2° Mosha në ditë 40 - 45 65 - 70 Pesha ne kg 10 - 12 25 - 30 48