Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 46

USHQIMET DHE PARIMET E USHQYERJES SË GICAVE Lipidi: tek qumështi i dosës ka shumë yndyrna, gicat i përdorin mirë dhe kanë shumë nevojë të kenë energji për rritje, normalisht 5-6% në ushqimin e moshës së parë. Janë më të tretshme vajrat vegjetale; nëse përdorim kafshë të trasha, duhet të jenë të cilësisë shumë të mirë. Proteinat: Ushqimi i moshës se parë duhet të jetë i pasur me proteina të cilësisë së lartë. • • • Proteinat shtazore (qumësht i hollë e hirrë, miell peshku) janë më të mirat për përdorim; ato vegjetale (soja, drithëra) kushtojnë më pak dhe mësohet me sistemin tretës @ perdorim të dyja burimet. Të mos përdorim asnjëherë sasi të mëdha të proteinave vegjetale, shkaktojnë probleme me tretjen. Karbohidratet • • Laktoza është mjaft e tretshme dhe favorizon mikroflorën e nevojshme (laktobacile). Gjithmonë duhet të këtë sasi të vogla të fibrave të tretshme (tul, krunde). Amidon (=drithëra; më mirë elb se misër) në gjendje të papërpunuar, ndarje dhe copëtim 46