Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Seite 44
Kur bëhet kastrimi? Në moshë të hershme brenda dy jave jete
Sot egzistojnë dhe substanca injektuese që parandalojnë
veprimin e hormoneve seksuale = alternativë e tredhjes, BE-ja do
ta kërkoje gjithnjë e më shumë.
Injeksione me hekur: gici qysh nga lindja shfaq rezerva
modeste të hekurit dhe ushqimi me qumësht nuk ia del për të
korrigjuar këtë mungesë.
Injeksioni bëhët në qafë dhe asnjëherë në pjesën e poshtme.
Përdoret në përgjithësi hekuri kompleks, me një përbërje
mjaft përthithëse dhe të dobishme, dhe zakonisht nuk
shkakton pigmentizim anomal të mishit.
PESHA PAS LINDJES
Është mbi te gjitha numri i të vegjëlve që ndikon në peshën e
rritjes dhe në ciklin e të qenit barsë.
Gicat nën peshë, me peshë <900g ose më keq <700g, edhe në
kushte higjienike përfekte të stallës bëhën subjekt i
vdekshmërisë se lartë, ose nëse mbijetojnë:
•
Nuk rriten shumë dhe si rrjedhojë zgjatet koha e nëvojshme
për arritjen e peshës për tregëtim D harxhim parash.
•
nevojitet më shumë ushqim për t’u rritur D harxhim
parash.
do të kenë më pak muskuj e më shumë dhjam D mish jo
të mirë.
•
44