Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 30

SHËNIM: duhet të tregohen sasitë e USHQIMIT KONCENTRAT KOMPLET. Do të shihet, rast për rast, si dhe kur të përdoren ushqimet e vet-prodhuara( misër, elb, sojë, foragjere, mbeturina perimesh, krunde, etj ….)
• Shumë kujdes për të shmangur ushqimet e ndotura me toksina( p. sh. mikrotoksinat).
• Gjithnjë ujë sipas dëshirës, mund të pijë edhe mbi 18 l / d.
• Është periudha në të cilën dosa përdor më së miri racionet e pasura me fibra: bar, foragjere, krunde, tul panxhari, sillazh, mbetje perimesh, etj ….
USHQIMI GJATË TË USHQYERIT ME GJI
Ushqimet e dhëna gjatë dhënies gji ndikojnë në prodhimin e qumështit, e rrjedhimisht në rritjen e gicave dhe humbjen e peshës së dosës.
Në praktikë:
• dosa duhet të ushqehen sipas DËSHIRES, sidomos nëse ka gica në gji 9-10 e më shumë,
• me një ushqim që ofron rreth 3300 kcal ED / kg
� do të marrë përsipër( në varësi të madhësisë, llojit gjenetik, fazës së të dhënit gji, kushteve mjedisore,.....) nga 4,5 deri 5,5 kg / d nga java e dytë e më tutje.
30