Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 24
•
•
I BRENDSHËM (Shumimi i dosave të reja nga të
lindurit në stallë): përparësia është që kafshët janë të
njohura dhe nuk ka rreziqe për shfaqje të patologjive
nga jashtë; për më tepër ka kosto më të ulët.
I JASHTËM (blerja e dosave të reja): mund të blihen
dosa gjenetikisht më të mira dhe me potencial
riprodhues më të lartë, pa lidhje gjaku; më të
kushtueshme.
Këshillohet të mbahet ndonjë dosë nga ato të lindura në
stallë, si edhe të blihet ndonjë dosë e re nga jashtë.
Ato nga jashtë më mirë të blihen kur janë 4-5 muajshe, që
nuk janë ende të barësuara. Blerja e dosave barsa është një
rrezik për patologjitë, mund të bëhët nëse shitësi është i
njohur dhe i afërt.
PRODHIMI SASIOR I DOSES
Menaxhimi i dosave sjell kosto të lartë për strukturat në të
cilat rriten dhe për ushqimet që ato konsumojnë.
Zëri i vetëm i riprodhimit të tyre= lindja e gicave
duhet të jetë sa më e lartë e mundur: kjo nënkupton:
•
•
rritjen e numrit të lindjeve/vit
rritjen e numrit të gicave të shkëputur nga gjiri për
çdo grup të lindurish.
24