Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 12

(2) Kapacitet e ngritura të përpunimit të mishit të derrit në Regjionin Perëndimor. (3) Produktet lokale të derrit janë futur në tregun rajonal dhe kosovar. (4) Një markë rajonale e cilësisë zhvillohet dhe shpërndahet për ta mbrojtur dhe promovuar prodhimin tipik të derrit në nivel rajonal dhe kombëtar. Aktivitetet kryesore: GRUMBULLIMI I AKTIVITETEVE 1 – PRODHIMI KOOPERATIV Realizimi i një programi trajnues për menaxhimin e fermave të derrave për veterinerët dhe rritësit e derrave në kooperativë. Dhënia e ndihmës teknike për rritësit e derrave në kooperativ për përpilimin e planeve individuale për zgjerimin e fermave të derrave. Përkrahja financiare dhe teknike për rritësit e derrave në kooperativë për zgjerimin e fermave të derrave. GRUMBULLIMI I AKTIVITETEVE 2 – ZHVILLIMI I PRODHIMIT Ndërtimi dhe pajisja me një uzinë moderne dhe me shkallë të vogël për prerjen dhe përpunimin e derrave në Klinë. 12