KRIMINALITETI, LARJA E PARAVE DHE FINANCIMI I TERRORIZMIT NË
Përmbledhje( Abstrakt)
BALLKANIN PERËNDIMOR
Mr. LIRIDON ZENKU Adresa: Mehmed Mehmedi Nr. 31 Kërçovë Republika e Maqedonisë e-mail: zenku78 @ hotmail. com
Gjendja në Ballkanin Perëndimor gjithmon ka qenë e trazuar dhe jo stabile kështu që krijoi mundësinë më të përshtatshme për të lulëzuar krimi i organizuar, përkatësisht larja e parave dhe financimi i terrorizmit.
Paraja nevojitet për të korruptuar zyrtarë të ndryshëm, për t’ i shpëtuar ndjekjes penale etj. Paraja që fitohen pa mundë, sidomos ajo që fitohet nga evazioni fiskal dhe krimi, shpenzohen lehtë, ato shoqërohen edhe me veprimtari të tjera kriminale, falsifikime të dokumenteve, larja e parave etj.
Ndjekja sistematike e subjekteve të kësaj vepre penale, sipas skemës: identifikimi, gjurmimi, fiksimi dhe ndërprerja e veprimtarisë kriminale, duke u nisur fillimisht nga bashkëpunëtorët e vegjël dhe prej tyre, te liderët kryesorë të bashkësive dhe organizatave të krimit të organizuar, ka një rol shumë të rëndësishëm.
Lufta e suksesshme kundër krimit të organizuar përkatësisht larjes së parave, kërkon trajtim të gjithanshëm, vazhdimësi, qëndrueshmëri dhe fuqishmëri në zbatim të mbështetur në rregulla dhe përgjegjësi të njohura paraprake.
Qeveritë e Shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë që të përfitojnë edhe më tej nga përvojat e shteteve më të zhvilluara në botë në luftimin e larjes së parave dhe të jenë shumë më këmbëngulëse në zbatimin e masave që i ka paraparë me Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Duhet të ketë mirëmbajtje adekuate dhe një qasje më të madhe në sistemet e integruara të bazave të të dhënave, për zbulimin e krimit të organizuar, zhvillimin dhe dokumentimin e hetimeve.
Në këtë punim jam munduar ta jap kontributin tim maksimal duke e parë se ky fenomen është duke bërë kërdi në shtetet dhe ekonomin e Ballkanit Perëndimor.
Fjalë kyçë: Kriminaliteti, larja e parave, terrorizmi, Ballkani Perëndimor.