shq
ip
8
Rregull i ri për radio
stacionet vendore
Nënsekretaria e Komunikimit, e cila bëri të ditur se radio
stacionet vendore të cilat bëjnë transmetime në Zvicër duhet
të japin më shumë vend programeve të lajmeve, u bë shkak
i fillimeve të debateve të reja në lidhje me këtë temë. Radio
stacionet vendore janë të mendimit të njëjtë se rregullimet e
reja do të sjellin me vete pasiguri dhe janë të pakuptimta.
[AKM / AID-3892]
Studimi i bërë nga ana e Nënsekretarisë së Komunikimit me rastin e Ditës së Radios Zvicerane,
të cilën e publikuan në opinionin
publik, nxori në pah se koha e
ndarë nga radio stacionet vendore për programet e lajmeve nuk
është e mjaftueshme. Një rezultat tjetër i këtij studimi tregoi
se mënyrë të ngjashme janë të
pakta edhe lajmet politike dhe
ato të bazuara në studime.
64% e programet e radio stacioneve vendore në kohën kur
dëgjohen më së shumti përbëhen prej programeve muzikore.
Ndërkaq tërheq vëmendjen që
programet e lajmeve të transmetuara gjatë kësaj kohe janë
vetëm 16%. Ndërkohë që koha
e ndarë për lajme në kantone
gjermanisht folëse është më e
madhe, kjo kohë në kantonet
frankofone dhe italisht folëse
është nën mesataren.
Radio stacionet vendore të cilat
kanë të drejtën e transmetimeve
financohen në kushte të caktuara nga buxheti shtetëror. Në krye
të këtyre kushteve vjen kushti i
informimit publik. Në studimin
e bërë nga ana e Nënsekreta-
risë pretendohet se ky kusht nuk
përmbushet në mënyrë të mjaftueshme nga ana e këtyre radio
stacioneve.
Si rezultat i kësaj parashikohet
ndryshimi i rregulloreve të radio
stacioneve vendore dhe marrja e
masave që këto stacione ti meritojnë ndihmat e marra.
Mirëpo, studimi i bërë nga ana
e Nënsekretarisë nxori në pah
edhe dallimet e rëndësishme
mes radio stacioneve vendore në
lidhje me këtë çështje. Ndërsa
radio stacionet e rëndësishme
vendore si Radio Munot dhe Radio FM1, pretendojnë se institucioni që bëri studimin nuk është
i paanshëm dhe se është bërë
një vlerësim i përgjithshëm pa
shikuar në veçoritë e stacioneve.
Debatte um Lokalradios
Die Schweizer Privatradios sollten
nach Ansicht des Bundesamtes für
Kommunikation (Bakom) in ihren
Sendungen der Information mehr
Gewicht geben. Die Radios halten
dagegen undifferenzierte Regeln
für wenig sinnvoll.