Aktuell7 - 131105 Albanisch | Page 23

shq ip 23 Udhëzuesi i aktiviteteve [BAM / AID-3927] Expovina – Edicioni i 60-të i prezantimit të verës në Cyrih 31 tetor – 14 nëntor 2013, Cyrih Panairi Slow Food Market 08-10.11.2013, Cyrih Lëni mënjanë Fast Foodin dhe jetoni kulturën e Slow Foodit në Cyrih. Prodhuesit zviceranë, në stendat e frutave, perimeve, peshqve, yndyrave, erëzave, çokolatës dhe pijeve prej bimëve do të mirëpresin vizitorët. Juve ju mirëpresin prezantimet në lidhje me epërsitë e ushqimit Slow Food, aktivitetet interaktive dhe programet për gatimin e ushqimit për fëmijë. Edicioni i 4-të i Festivalit Botëror të Muzikës 08-09.11.2013, Cyrih Moods – Schiffbau në Zvicër sjell muzikën botërore. Hapja do të bëhet në orën 20:30 me muzikën ballkanike me titull Swiss Balkan Groove, ndërsa në orën 22:00 do të pasohet nga ana e grupit Klezmer Band nga Amsterdami. Ju rekomandojmë të mos e humbisni shansin për këtë festival që mirëpret stilet e muzikës franceze, holandeze dhe shumë stile të tjera. Detajet e programit mund ti gjeni në faqen e internetit: www.moods.ch Për bileta vizitoni faqen: www.starticket.ch Ky organizim i prezantimit të verës që mbahet për 60 vite me radhë në Bürkliplatz, duket se edhe këtë vit do të tërheq interesim të madh. Në 12 anije të ankoruara në brigjet e Bürkliplatz, do të jetë e mundur që të shijohen edhe verërat. Këtu do të prezantohen 4500 lloje të ndryshme të verërave nga 22 vende të 5 kontinenteve. Orari i vizitave: E hënë-E shtunë: 13:00-22:00. E dielë: 11:00-19:00 E hënë= E premte: 11:30-12:30 hyrja është falas Çmimi i biletave (së bashku me katalogun e verërave): 20 CHF *Të rinjtë nën moshën 16 vjeç nuk mund të hyjnë. Panairi vjeshtor i Baselit 30.10-10.11.2013, Basel Baseli vazhdon me traditën e tij 540-vjeçare. Panairi vjeshtor i Baselit është njëri prej panaireve më të mëdha dhe më argëtues i Zvicrës. Panair ashtu si çdo vit edhe këtë vit do të filloi më 30 tetor në orën 12:00 me rënien e kambanave të kishës Snkt Martin dhe do të organizohet në qendër të qytetit dhe në vendin e dedikuar për organizimin e panaireve. Për informata më të hollësishme vizitoni faqen e internetit: www.bs.ch