Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 23

shq ip 23 Kalendari i aktiviteteve [BAM / AID-3901] Show i makinave në Cyrih 31.10-03.11.2013 Cyrih Cyrih Auto, që është njëra prej panaireve të Cyrihut që pritet me padurim edhe këtë vit përgatitet të takohet me të pasionuarit e makinave. Panairi që për herë të parë do të bashkoj në një vend makinat e vjetra klasike dhe modelet më të reja nën temën “Retro Classics Powered by Auro Zürich”, vitin e kaluar mirëpriti 60.000 vizitorë. Ju rekomandojmë të mos e humbisni shansin për të vizituar panairin ku ekspozohen modele të ndryshme të makinave! Panairi i punës në Cyrih 19-23.11.2013, Cyrih Panairi është një rast i mirë për ata të cilët duhet të vendosin për zgjedhjen e profesionit dhe që duan ta avancojnë diturinë dhe diplomat e tyre me trajnime të ndryshme. Me anë të aplikacioneve të cilat mund ti shkarkoni në telefonat e juaj celular inteligjent ju mund ta përcillni edhe programin e panairit, mund të mblidhi informata në lidhje me gjërat që duhet patur kujdes gjatë intervistave për punësim si dhe propozimet se si duhet vazhduar pas përfundimit të shkollimit profesional. Për ta shkarkuar versionin elektronik skanoni kodin QR Orari i vizitave: 31.10-01.11.2013 10:00-21:00 02.11-03.11.2013 10:00-19:00 Çmimi i biletave: Nxënës: 10 CHF Çmimi normal: 19 CHF Arka e mbrëmjes (Enjte/Premte pas orës 18:00): 12 CHF Për ta shkarkuar versionin elektronik skanoni kodin QR Festivali ndërkombëtar i filmit në Lucern (LiFF) 17-21.10.2013, Lucern Pas festivalit të filmit në Cyrih, dashamirësit e filmit do të bashkohen me një festival tjetër të filmit që organizohet në Lucern, kryeqytetin e kulturës zvicerane. Programi përbëhet prej filmave të cilat nuk mund ti gjeni në vende tjera dhe ndahet në 8 kategori. Filmat mund ti shikoni në Hotelin Palace, Casineum, Hotelin Schwezerhof dhe Art-Deco Hotel Montana. Për ta shkarkuar versionin elektronik skanoni kodin QR Bob Dylan 28.10.2013, Gjenevë Muzikanti amerikan, i lindur në vitin 1941, me adhuruesit e tij zviceran do të takohet me performancën e tij të muzikës së stileve rok, folk dhe blues. Dylan, i cili shënoi muzikën amerikane me albumin e tij të dytë të publikuar në vitin 1963 me titull “The Freewheelin”, ka një gamë të gjerë të adhuruesve në mbarë botën. Çmimi i biletave: Çmimet fillojnë prej 75 CHF Për ta shkarkuar versionin elektronik skanoni kodin QR