Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 20

shq ip 20 Cilat rroba duhet ti keni në garderobë? Femrat dhe moda janë një dyshe e pandashme... Femrat çdo herë i kushtojnë rëndësi se ku çfarë do të veshin dhe harxhojnë kohë shtesë për tu veshur bukur. Ndërsa meshkujt zakonisht ankohen për pritje të gjata të femrave. Sipas mendimit tim arsyeja kryesore e kësaj është se femrat mundohen të veshin rrobat të domosdoshme. Tema e kësaj jave janë rrobat të cilat duhet ti keni patjetër në gardërobat e juaja dhe mënyrat e kombinimit të tyre. Në qoftë se i kemi këto rroba, atëherë do të na nevojiten vetëm 5 minuta për tu përgatitur... Më besoni se është kaq lehtë! [BAM / AID-3860] Ngjyrat bardh e zi të cilat nuk kanë sezon të caktuar. Ngjyrat bardh e zi janë ngjyra të përjetshme. Në çdo sezon dhe koleksion për ta ka një varëse të posaçme. Mrekullia e ngjyrës së zezë dhe fisnikëria e ngjyrës së bardhë janë një kombinim i padiskutueshëm. Gjëja për të cilën duhet të kemi kujdes këtu është që në qoftë se dëshironi ti përdorni së bashku këto dy ngjyra duhet kushtuar kujdes në desenë. Përdorimi i tepërt i këtyre dy ngjyrave do ta zhduk mrekullinë e ngjyrës së zezë dhe fisnikërinë e të bardhës. Dizajni gjeometrik të preferuara këtë vit në kombinim me këto dy ngjyra janë mjaftë të suksesshme. Gjatë përdorimit të ngjyrës së zezë dhe të bardhë nuk duhet neglizhuar edhe detajet. Më poshtë janë dhënë rrobat me ngjyrë të zezë dhe të bardhë të nevojshme për tu përgatitur për 5 minuta: - Fustan i ngushtë me ngjyrë të zezë - Pantallona të zeza të lëkurës - Fund i zi në formë lapsi me dizajnë gjeometrik - Pallto e bardhë - Këmishë e bardhë - Fund bardh e zi në formë lapsi - Fustan i zi me detaje të bardha Detajet magjepse që mbahen në mend Kujtimi i fjalës “djalli është i fshehur në detaje” gjatë krijimit të kombinimit tuaj do të ju ndihmoj që të mbaheni në mend. Detajet e kapëseve, fundet me aksesor të shkëlqyer, fustanet me pamje të blinduar... Nuk është edhe aq vështirë që me detaje të vogla të dukeni elegante dhe madhështore. Krahas veshjes në përputhje me trendet, përdorimi i detajeve të shkëlqyeshme dhe të shtypura do të shtoj vetëbesimin. Në këto ditë kur jetohen ditët e vjeshtës, moda e kësaj sezone janë fustanet me desenë të mëdha e me vija dhe këpucë të zeza me take të holla... Detajet e domosdoshme: - Fundet me çarje me zinxhir - Çizmet me detaje të kapëseve ose me gurë - Fustanet e stofit të spërkatur me pika të vogla - Fundet me detaje me gurë me xhingla - Pulovra dhe xhaketa me detaje të kapëseve në mangë Shtegu i udhëtimit drejt rehatisë Gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës që na presin është kusht që të kemi rrobe që do të na mbajnë ngrohtë. Palltot me gëzof që do të na ngrohin, triko prej leshi dhe xhaketa... Këtu qëndron edhe formula e pasqyrimit të stilit tonë në vitrinat nën qiell të hapur gjatë muajve të dimrit. Rrobat e ngrohta të domosdoshme: - Palltot me ngjyrë pastel të sezonit - Xhup me kapuç me detaje gëzofi - Triko me dizajnë me ngjyra - Xhup me gëzof - Xhaketa me stof leshi Mos hiqni dorë nga çantat portofoli! Këto çanta që janë të lehta për bartje duhet të zënë vend në gardërobën e juaj. Byzylykët e mëdhenj në formë zinxhiri janë të përshtatshme për të plotësuar kombinimin e juaj.