Aktuell7 - 131009 Albanisch | Page 23

shq ip 23 Udhërrëfyesi i aktiviteteve [BAM / ID-3817] Panairi OLMA i St. Gallenit Swiss City Marathon, gjysmë maratona në Lucern 10-20 tetor 2013, St. Gallen 27 tetor 2013, Lucern Ky panair që organizohet njëherë në vit edhe këtë vit është njëri prej organizimeve të St. Gallenit që tërheq interesim të madh. A jeni të gatshëm ti shijoni specialitetet e St. Gallenit si djathërat, vajrat e ullirit dhe verërat? Krahas kësaj një numër i madh i kompanive zvicerane do të hapin stendat e tyre në këtë panair. Në këtë panair ku do të marrin pjesë prodhuesit e ndryshëm Për lexuesit tanë sportiv ju rekomandojmë të mos e humbasin shansin e gjysmë maratonës që do të organizohet në Lucern. Gara që do të filloj nga “Verkershaus der Schweiz”, do të përshkruaj rrugën KKL Lucern, Kullën e Ujit, Altstadt dhe do të mbaroj në pikënisje. Prej 7000 vendeve sa është kapaciteti i kësaj gare kanë mbetur vetëm 500 vende të lira. Për informata më të hollësishme mysafiri i sivjetmë është Kantoni Solothurn. Orari i vizitave: 09:00 – 18:00 Çmimi: Të rriturit në ditë: 16.- CHF Fëmijët të moshave 6-15 vjeç: 10.- CHF Ejani në Oktoberfest! Tani është afruar edhe koha e Oktoberfestit, që organizohet çdo vit në fund të tetori! Ky festival tradicional i Gjermanisë vizitohet nga ana e njerëzve të ardhur nga të gjitha anët e Evropës. Ndërkaq qasja prej Zvicrës është mjaftë e lehtë. Me biletat që do ti merrni nëpërmjet adresës meinfernbus.de me autobus me nisje nga Zvicra për 5 orë jeni në Munih në qendrën e Oktoberfestit. Ndërsa çmimet e biletave janë mjaftë të volitshme. Krahas kësaj Oktoberfesti organizohet edhe shumicën e vendeve në Zvicër. Ende nuk janë publikuar të gjitha vendet dhe koha e festimeve të cilat janë shtrihen në periudhën kohore prej fundit të muajit shtator dhe gjatë tërë muajit tetor. Natyrisht se nuk duhet harruar edhe kostumet e posaçme të quajtura Dirndl kur të niseni për në festival. Për informatat më të hollësishme: Muzeu i artit i Lucernit ofron një rast të mrekullueshëm për dashamirësit e artit! Muzeu mirëpret gjatë dy ditëve të javës dashamirësit e artit me ekspozita të përditësuara. Në këtë mënyrë mund të merrni informata të detajuara në lidhje me ekspozita. Mos e humbni këtë rast ku përveç biletave nuk duhet bërë asnjë pagesë shtesë. Për informatat më të hollësishme vizitoni faqen e internetit: